Si u largua Shpat Kasapi nga studioja televizive ditën kur doli lajmi për drogën

Shpat Kasapi ditët e fundit është komentuar shumë për lajmin në lidhje me drogën që ka qarkulluar në media. Sipas mediave maqedonase, ai u kap me drogë para një muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET.

Këngëtari u arrestua në moment dhe ndaj tij është ngritur një padi. Më pas me vendim të policisë, Kasapi është liruar, por ndaj tij pritet të filloj gjykimi së shpejti.

Shpat Kasapi është shkarkuar nga posti që mbante në qeveri si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Këngëtari i njohur i ka mohuar këto fjalë, duke thënë që ditën që doli lajmin ishte në Tiranë, ndërsa burimet kanë shtuar se “Shpati është në Tiranë, në xhirime të emisioneve për Vitin e Ri”

Dhe po, kishin të drejtë.

Shpat Kasapi ditën që u publikua lajmi ishte në Tiranë për të marrë pjesë në regjistrimin e emisionit festiv “Soiree” me Jonida Shehun në ABC.

Emisioni që ishte një maratonë e gjatë festive u transmetua mbrëmjen e 1 janarit dhe askund nuk u duk Shpat Kasapi, veçse në fund teksa po shfaqeshin prapaskenat nga emisioni.

Shpat Kasapi në videon e backstage shfaqet teksa po bënte grimin për t’u bërë gati për regjistrimin e emisionit.

Por pse Shpat Kasapi nuk doli në Soiree?

Këngëtari është larguar nga studio e Abc-se, 5 minuta para se ai të futej në skenë me justifikimin se duhej të largohej me urgjencë dhe se nuk ishte në gjendje të fliste për momentin dhe po flasim pikërisht për ditën kur është publikuar lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me drogë. /abcnews

Leave a Reply