Astrologët, çfarë thonë për vitin 2021

Është e vërtetë, astrologët na paralajmëruan për vitin 2020. Për këtë vit ku sapo kemi hyrë, kanë parashikime dhe këshilla. Saturni, planeti i angazhimit, është në Ujorin revolucionar për tërë vitin, që do të thotë se duhet të bëhemi edhe më kreativë. Është koha për të menduar përtej Zoom, distancës shoqërore. Ditët më të rëndësishme për dashurinë, do të jenë 28 janari dhe 17 maji. Këshillë financiare (e rëndësishme): kurseni në fillim të vitit. Marsi hyn në Dem në 6 janar, duke ju ndihmuar të përqendroheni në llogarinë tuaj bankare deri më 3 Mars. Venusi zhytet në Bricjap ambicioz nga 8 janari deri më 1 shkurt, dhe ky është një lajm i mirë për punë të reja. Por rimëkëmbja ekonomike globale nuk do të arrijë derisa Jupiteri të hyjë te Peshqit më 28 dhjetor. Po, po, dhjetorin e 2021. Ky do të jetë viti i aktivizmit, revolucionit, e trazirave sociale, krizave klimaterike. Tingëllon e frikshme por ky është një kapitull i ri, dhe mos u shqetësoni, është një kapitull i mirë. Jupiteri do të zhvendoset në një nga shenjat e tij të shenjta, Peshqit, më 13 maj, duke na dhënë një shans të shërohemi emocionalisht dhe të rritemi pas traumës që kemi kaluar.

Leave a Reply