Ky është kryeministri shqiptar që bëri Kosovën dhe gjysmën e Maqedonisë, Shqipëri më 1941

Kryeministri Nacionalist Mustafa Merlika Kruja foto e viti 13.gusht.1940. Kryeministri qê dëboi pushtuesit serb nga Kosova dhe Maqedonia Shqiptare dhe i bashkoi ato përsëri trungut amë Shqipërisë.

Motoja e tij: «”Po të na detyronte fati të zgjedhim njërën nga të dyja: të humbim Kosovën, apo pavarësinë, ne do të dëshironim të humbnim pavarësinë sepse të bashkuem me Kosovëm, pavarësinë do ta rikthenim ndonjë ditë” »

Në Tokat e Lirueme Shqyptare rivendosi kudo administratën shqiptare dhe hapi shkollat shqipe.

Përndryshe që nga viti 1921 në legjislacionet parlamentare dhe në shtypin shqiptar njihej me emrin Mustafa Kosova.

Sot na mungon në kte zallamahi politike se Kryemistri Mustafa Kruja, këta politikaj që flirtojnë me pushtuesit krminel serb në dëm të interesave Kombëtare Shqiptare i kishte bërë si “kallëp sapuni”.

Ose së paku skenës politike shqiptare sot i mungon një figurë e tillë,por do të dali patjetër se situat politike na e imponon.

E deri atëherë mund të lutemi Zot ruaje Shqipërinë,Kosovën e mbarë trojet shqiptare nga vetë shqipfolësit e pa besë,të koruptuar,të kriminalizuar, dhe të servilosurit e serbosllavëve.

Eugen Shehu

Leave a Reply