Studimi: Njerëzit që e kalojnë Covid19 kanë më pak shanse të infektohen sërish

Dy studime të reja mjekësore tregojnë se njerëzit që e kanë kaluar kòvidin, me shumë gjasë nuk mund të ìnfektohen sërish për 6 muaj, apo më shumë. Studiuesit zbuluan se njerëzit me antitrupa nga ìnfeksionet natyrore ishin më pak të rrezikuar për t’u ìnfektuar.

“Është shumë, shumë e rrallë të infektohesh përsëri.”, tha Dr.Ned Sharpless, drejtor i Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA. Të dyja studimet përdorën dy lloje testesh. Njëri është një test gjaku për antitrupat, të cilët bashkohen me një vìrus dhe ndihmojnë në elìminimin e tij. Në këtë test u zbulua se antitrupat mund të zgjasin për shumë muaj pas infektimit. Lloji tjetër përdor sekrecione nga hundët ose mostra të tjera për të zbuluar vìrusin ose pjesët e tij, duke treguar ìnfeksionin aktual ose të fundit që keni pasur, informon dritare.net

Specialisti i sèmundjeve infektive në SHBA, Joshua Wolf thotë se zbulimet nuk ishin surprizuese, por ama ishin qetësuese, sepse u tregon njerëzve se imuniteti ndaj virusit është i zakonshëm. Antitrupat vetë mund të mos jenë ata që na mbrojnë, mund të jenë vetëm një shenjë që pjesët e tjera të sistemit imunitar janë në gjendje të lùftojnë çdo ekspozim të ri ndaj vìrusit.

“Ne nuk e dimë sa zgjat ky imunitet. Rastet e njerëzve që ìnfektohen më shumë se një herë janë konfirmuar, kështu që njerëzit kanë ende nevojë të mbrojnë veten dhe të tjerët duke parandaluar riìnfektimin.”, tha Wolf.

Leave a Reply