Ndërron jetë modelja e njohur, pas ndërhyrjes te të pasmet

Një modele e quajtur në Instagram si “Kim Kardashian Meksikane” ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Joselyn Cano, mendohet se ka ndërruar jetë në 7 dhjetor, por këtë javë është bërë i ditur lajmi. Ishte infermierja Lira Mercer ajo e cila dha këtë lajm të trishtë, pasi Canos rrezikoi jetën e saj për një ndërhyrje kirurgjikale te të pasmet.

“Zoti im, Joselyn Cano vdiq në Kolumbi gjatë operimit. Kjo është e tmerrshme”, -ishin fjalët e saj.

Vdekja e Cano nuk është konfirmuar akoma nga familja e saj, por që njerëzit kanë filluar të shprehin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Cano ishte një modele, influencuese në rrjetet sociale me mbi 12 milionë ndjekës si dhe stiliste. Mesa duket modelja ka qenë shumë e fiksuar pas ndërhyrjeve të shumta në trupin e saj, por ja që bukuria ndonjëherë të kushton e jetën.

Leave a Reply