Policia ndalon një dasmë në Gostivar, arrestohet pronari

Nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sot rreth orës 16, e kanë privuar nga liria A.D(30) nga Negotina,nga një fshat në Gostivar, sepse në objektin e tij është organizuar aheng familjar në të cilin kanë marrë pjesë 25 persona. Personi në fjalë do të mbahet në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes të tërësishme të rastit, do t’i përgatitet padi për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” neni 206 sipas Kodit Penal.
Ahengu familjar është ndërprerë, ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Leave a Reply