Dasëm gjatë pandemisë, policia hyn në një restoran në Gostivar

Në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një ahneg familjar për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Pas raportimeve, mbrëmjen e ditës së djeshme policia ka kryer kontrolle në objektin hotelireik në Zdunje, nën pronësi të 59-vjeçarit Xh.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit policia ka vërtetuar se në objekt po zhvillohej aheng familjar ku kanë qenë të pranishëm rreth 70 persona. Policia ka njoftuar Inspektoratin e Tregut ndërsa janë kryer hetime.

Pas dokumentimit të plotë të rastit policia do të parashtrojë padi penale kundër XH.B. për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penale, respektivisht për veprim kundër rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Policia ndalon një dasmë në Gostivar, arrestohet pronari

Nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sot rreth orës 16, e kanë privuar nga liria A.D(30) nga Read more

A mund ta rrezikojnë Qeverinë Zaev 2 përçarjet në BDI?

LAJM: Lideri i BDI-së mohoi zërat për përçarje brenda BDI-së mes Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferi në njërën Read more

Leave a Reply