Ndahen vazot për “Katar 2022”, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Pas fitores ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ka mësuar se në cilën vazo do të jetë për shortin e Kupës së Botës që do të mbahet në datën 7 dhjetor në Zurich. Sipas formulës që është disi e komplikuar këtë herë për shkak edhe të llogaritjes së ligës së kombeve, 5 grupe do të përbëhen nga 5 ekipe dhe 5 të tjera me nga 6.

Do të kualifikohen direkt 10 vendet e para dhe 3 ekipet që do të fitojnë në play-off. Kombëtarja jonë mund të përballet me kundërshtarë tepër të fortë për Botërorin e ardhshëm të Katarit.

Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022 për Europën

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, Kosovë, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

Eliminatoret do të nisin në 1 mars të vitit të ardhshëm dhe përfundojnë në mars të vitit 2022 me ndeshjet “play-off”.

Myrto Uzuni në qiellin e shtatë, shqiptari i shënon Juventusit – VIDEO

TORINO-Fantastike po rezulton ndeshja e parë si titullar për Myrto Uzunin, i cili ka tundur rrjetën për herë të parë Read more

“Shqipëria nuk përfitoi 1.25 mln euro nga Liga e Kombeve, por shumë më tepër”

Shqipëria e Edi Rejës i mbylli me sukses eliminatoret e edicionit të dytë të Nations League teksa siguruan vendin e Read more

Leave a Reply