Bullgaria përkrah fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE

Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me Kryeministrinë e Shqipërisë Edi Rama, transmetoi BTA. “Bullgaria përkrah fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt familjes evropiane. Mendojmë, se keni treguar përkushtimin tuaj ndaj vlerave evropiane, përgjegjësisë dhe motivimit  të ecni përpara dhe e keni mbështetjen tonë”, ka theksuar Borisovi.

Bullgaria është një nga vendet që më shumë ka këmbëngulur që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE. Përpjekjet tona gjithmonë ishin drejtuar në rritjen e konsensusit mbi temat e rëndësishme për dy vendet tona. “Për fat të keq, një angazhim i tillë nuk vihet re nga ana e Shkupit. Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet dhe të punojmë aktivisht në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka thëne Borisovi para homologut të tij shqiptar Rama.

Leave a Reply