A i bie tamam këmisha e Qeverisë, Artan Grubit?

Koment: Gazeta LAJM

Zgjedhja e tij për zëvendëskryeministër të parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut bëri bujë të madhe në opinion, por Artan Grubin e ka kapluar heshtja. Grubi, të cilin opinoni e njeh nga e kaluara, si aktivist dhe politikan aktiv, po e kalon edhe muajin e tretë në ulësen e dytë të Qeverisë pa prodhuar asnjë lajm (për të mos thënë pa bërë asgjë).

Që nga emërimi i tij, Grubi vijon të publikojë vetëm fotografi në Facebook nga takimet që realizon në zyrat luksoze të Qeverisë, ndërsa disa dalje të pakta televizive i ka bërë kryesisht tek miqtë e tij në Tiranë e Prishtinë. Edhe në këto raste, më tepër është diskutuar për tema rajonale se për problemet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj periudhe gati 3 mujore, pjesëmarrjet e tij nëpër debatet që organizohen nga televizionet në Shkup janë të pakta, siç janë të rralla edhe daljet në konferenca për media. (Për mediat me qasje kritike ndaj BDI-së gjithmonë ka qenë i mbyllur).

Ndryshe nga heshtja e tanishme, Artan Grubi, si aktivist i shoqërisë civile, këshilltar politik i kreut të BDI-së Ali Ahmetit dhe si deputet, ka qenë dukshëm më aktiv në mbrojtje të qendrimeve partiake dhe kauzës politike.

Në këtë mënyrë, ai arriti të “eliminojë” kundërshtarët partiakë dhe të bëhet figura më e rëndësishme brenda Bashkimi Demokratik për Integrim për një kohë jo shumë të gjatë.

Por, pse heshtë tani kur zëri i tij duhet të dëgjohet më shumë se asnjëherë? A mund të jetë e madhe këmisha e Qeverisë për Grubin? A ka fuqi politike dhe a mund ta kryejë punën që ka marrë mbi supe? A e ka mbështetjen e bashkëpartiakëve për këtë detyrë?

Këto dilema lindin edhe për shkak të kundërshtive që dalin nga vetë partia e tij.

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti, nuk e mohon se do të inicojë interpelancë në Kuvend për punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit pasi të kalojnë 100 ditët e para të Qeverisë.

Ndërsa, lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela, dje vlerësoi se dyshja Zaev-Grubi nuk kanë kapacitet ta qeverisin vendin as 40 ditë.

Pas dështimit të fundit të Qeverisë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE, Grubi duhet ta thyej heshtjen. Jo vetëm për t’ju treguar shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të RMV-së, cila është strategjia e qeverisë për të përmbushur njërin nga premtimet kryesore, atë të integrimit, por edhe për të folur për dilemat e ngritura për punën e tij, si nga opozita, ashtu edhe nga figura të rëndësishme brenda BDI-së.

Cilën anë duhet ta mbajnë shqiptarët, të maqedonasve apo bullgarëve?

Fejzi HAJDARI A duhet të jemi ne shqiptarët e Maqedonisë në anën e maqedonasve apo bullgarëve, në frymën e zhvillimeve Read more

Bugajski: Vuçiq konsideron se Kosova mund të pushtohet sërish

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh Read more

Leave a Reply