“Ta shpëtojmë kodrën e diellit”: Plan afatgjatë investues, jo marketing politik

Qeveria thotë se planifikon të kërkojë investitor i cili do të menaxhojë të dy anët e malit, përkatësisht me pjesën e malit Sharr në Maqedoni dhe pjesën e malit që është përtej kufirit me Kosovën. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, atëherë vendi do të veprojë i vetëm përmes Partneritetit Publiko- Privat ose qendra e Skijimit Kodra e diellit,  do t’i shitet një investitori i cili do të ketë detyrim për të blerë dy hotelet shtetërore të ELEM TOURS. Por nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, thonë se këto janë hapa të këqinj ndërsa studimet dhe master planet për zhvillim, janë marketing I njohur, me të cilat qendra turistike  vetëm po shkatërrohet. Qeveria sipas tyre, duhet të ketë një plan afatgjatë për qendrën, e cila duhet të jetë interes strategjik pasi mund të sjellë të ardhura të mëdha në Buxhet,
“Plani investues me të cilin Kodra e Diellit do të kishte kapacitet sa Kopaoniku dhe Bansko të marra së bashku, pra rreth 50 mijë skijues, do të tërhiqte investime prej rreth 400 milionë euro. Ky investim që është më e mira që mund të ndodhë për qendrën, sipas një simulimi do të tërhiqte investim të kapitalit privat prej rreth 2 herë e gjysëm më shumë.”, tha Gjeja Emrin, iniciativa “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Nga kjo iniciativë vlerësojnë se qendra po shkatërrohet sepse me të drejtojnë menaxhues që janë nën ndikim të drejpërdrejtë të politikës e të cilët sipas tyre tektualisht bëjnë tregëti me Kodrën e Diellit, duke e përdorur të njejtën vetëm për marketing politik.
“Do të ketë vetëm humbje ose do e cojnë në donjë tjetër drejtim, në falimentim apo do e shesin.”, tha Emrin.
Kodrës së diellit I duhen investime urgjente. Kjo qendër turistike gjendet në fuind të listës së qendrave të tilla në Europë bashkë me Brezovicën e për anëtarët e iniciativës, nuk mund të meren vendime qeveritare për të lidhur bashkë dy qendra ku gjërat nuk funksionojnë. Edhe përkundër paralajmërimeve të shumta për zhvillimin e qendrës, ende atje nuk po ndërtohet asgjë, as ka nisur ndërtimi I teleferikut të ri të paralajmëruar që para një viti.
Doktor Rexhaili: Nuk kisha rekomanduar vaksinim masiv të popullatës

Doktor Rexhaili: Në lidhje me vaksinën, mjeku thotë, që edhe vaksina është temë kontra verse, adijuvanti është ai që I Read more

Koalicioni ASH– Alternativa do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi në emisionin “Enter” ka deklaruar se janë të interesuar të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët, Read more

Leave a Reply