Qeveria, 70 milion eu për “Linjën e tramvait në rrota” në Shkup

Qeveria ka miratur propozim ligjin për huamarrje 70 milion euro nga Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim për të ndërtuar në Shkup për “Linjën e tramvait në rrota”.

Marrëveshja mendohet të nënshkruhet deri në fundvit ndërsa pas Vitit të Ri të fillohet me projektin ideor ndërsa nisja e punimeve nga fundi i vitit të ardhshëm. Linja do të jetë nga lagja Gjorçe Petrov deri në Novo Lisiçe.  Kjo trasë mendohet të shkurtojë distancën kohore nga 1 orë në 35 minuta. Stacioni i parë mendohet të jetë nga Poliklinka e Gj.Petrovit.Shqipmedia

Zbulohen hajdutët e Golf 5 në Çair të Shkupit

Policia ka rënë në gjurmë të grabitësve të makina në Shkup. ALSAT nga burime brenda policisë mëson se strukturën organizative Read more

17 pacient të vdekur brenda 24 orëve në Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3127 teste, dhe 1022 raste të reja të Read more

Leave a Reply