Edhe vaksina kineze kundër Covid-19 e suksesshme

Tashmë pas Pfizer dhe Moderna, një tjetër vaksinë anticovid është gati për të kërkuar autorizimin për të dalë në prodhim masiv.

Vaksina kineze “CoronaVac” ka treguar rezultate mjaft premtuese dhe pas eksperimentimit të saj në 700 individë nga 18-59 vjeç, është vënë re se ajo është e sigurtë, krijon në mënyrë të shpejtë antitrupa dhe nuk ka efekte anësore.

Këto janë përfundimet që lexohen në revistën prestigjioze shkencore “The Lancet”.

Megjithatë mbetet për t’u verifikuar në fazën 3 të eksperimentimit nëse përqëndimi i antitrupave të “CoronaVac” është i mjaftueshëm për të parandaluar infektimin dhe nëse vaksina është e duhura dhe për të moshuarit.

“Rezultatet tregojnë se “CoronaVac” është i aftë të prodhojë një përgjigje shumë të shpejtë me antitrupa, 4 javë pas marrjes së vaksinës, e cila është e ndarë në 2 doza që duhen marrë brenda 14 ditësh. Kjo gjë e bën vaksinën të përshtatshme për përdorim emergjent edhe gjatë pandemisë”, u shpreh profesori Fengcai Zhu.

“CoronaVac” është një nga 48 vaksinat kandidate kundër koronavirusit që ndodhet në fazë eksperimentale. Ajo është një vaksinë që bazohet tek virusi, i bërë inaktiv në mënyrë kimike. Të gjithë pjesëmarrësit në test nuk kanë rezultuar kurrë pozitiv me koronavirus dhe nuk kanë udhëtuar asnjëherë në zonat me incidencë të lartë infektimi.

Rusia i bën ofertë AstraZenecës për të bashkuar vaksinat anti-Covid në një

SHBA-Kompania ruse që prodhoi vaksinën anti-Covid, Sputnik V kanë ftuar Kompaninë britnike AstraZeneca që të bashkojnë vaksinat e tyre në Read more

Si do të organizohet operacioni i madh i transportit të vaksinave anti Covid19?

Si miliarda doza të vaksinës kundër COVID-19 do të dorëzohen shpejt dhe në mënyrë të sigurtë, kur më në fund Read more

Leave a Reply