Nxënësit e kanabisit dhe bixhozit

Pirja e duhanit dhe pirja e pijeve alkoolike tek adoleshentët e moshës 15-16 vjeç është në rënie, por rreziku i përdorimit të kanabisit dhe varësive të reja është për tu shqetësuar. Rreth 27 për qind e nxënësve në Maqedoninë e Veriut kanë luajtur bixhoz gjatë vitit të fundit, ndërsa 19 për qind kalojnë më shumë se gjashtë orë në media sociale gjatë ditëve të shkollës dhe 11 për qind kalojnë më shumë se gjashtë orë duke luajtur video-lojëra gjatë fundjavës, tregon raporti i Projektit Evropian të Investigimit Shkollor mbi Alkoolin dhe Substancat e Tjera (ESPAD). Studimi, i kryer në partneritet me Agjencinë Evropiane të Barnave (EMCDDA), bazohet në studime përfaqësuese në 35 vende evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Lidhur me disponueshmërinë e alkoolit dhe substancave të tjera, të rinjtë në vendin tonë thanë se mënyra më e lehtë është për të marrë alkool – 69 për qind, pastaj cigare – 49 për qind, ndërsa kanabis çdo të pestën (19%), dhe një në dhjetë te tabletat ekstazë (10 %).

Përdorimi i alkoolit mbetet i lartë tek adoleshentët në Evropë, ku mesatarisht mbi tre të katërtat (79 %) e studentëve kanë provuar alkool të paktën një herë në jetën e tyre. Në vendin tonë kjo përqindje është 67 për qind. Pothuajse gjysma (47%) e të gjithë të anketuarve dhe mbi 40 për qind e nxënësve në Maqedoni thanë se kanë konsumuar alkool në 30 ditët e fundit. Të dhënat tregojnë një trend të rënies relativisht të qëndrueshme, me nivelet aktuale më të ulëta se në vitin 2003, kur të dy treguesit arritën kulmin përkatësisht në 91 dhe 63 për qind. Në vendin tonë, gjysma e nxënësve ose 49 për qind thanë se mund të gjejnë lehtësisht cigare nëse dëshirojnë, 38 për qind kanë provuar një cigare të paktën një herë në jetën e tyre, dhe 20 për qind thanë se pinë cigare çdo ditë. Rreth 12 për qind e nxënësve kanë provuar cigare në moshën 13 vjeçare ose më herët, ndërsa 2.6 për qind pinin duhan çdo ditë. Rreth 7.8 për qind e nxënësve nga Maqedonia e Veriut thanë se kishin provuar barna të tilla si kanabis (6.1%), ekstaza (1.1), amfetaminë (0.6%) dhe metamfetaminë (0.4%). Midis djemve, një në dhjetë ka provuar ndonjë ilaç, ndërsa midis vajzave një në njëzet.

Rreth 12 për qind e nxënësve në vendin tonë kanë provuar cigare në moshën 13 vjeçare ose më herët, që është nën mesataren e 18 për qind në të gjitha vendet e anketuara. Mesatarisht, 2.9 për qind e studentëve filluan pirjen e duhanit çdo ditë në moshën 13 vjeç ose më herët, ndërsa në vendin tonë 2.6 për qind. Sipas hulumtimit, 41 për qind e të gjithë nxënësve kanë provuar cigare të paktën një herë në jetën e tyre, dhe një e pesta ose 20 për qind konsiderohen duhanpirës, respektivisht ata kanë ndezur cigare në 30 ditët e fundit. Mbi 40 për qind e nxënësve në Maqedoninë e Veriut thanë se kishin konsumuar alkool në 30 ditët e fundit, ndërsa 67 kishin provuar alkool të paktën një herë në jetën e tyre. Dehje në 30 ditët e fundit kishin 8.7 për qind, apo 1 në 10 nxënës. Shumica thanë se pinin birrë (49%), pasuar nga alkooli i fortë (33%) dhe vera (18%). Një e treta kanë pirë më shumë se pesë pije në një natë në 30 ditët e fundit. Në vendin tonë, 29 për qind e nxënësve provuan alkoolin për herë të parë dhe 6.1 për qind kanë qenë të dehur për here të parë në moshën 13 vjeçare ose më herët.

Kanabisi ndërkohë konsiderohet si një nga substancat e paligjshme më të disponueshme, ku një në tre nxënës (32%) thonë se ata mund ta gjejnë lehtë nëse dëshirojnë. Krahasuar me kanabisin, disponueshmëria e barnave të tjera është më e ulët, për ekstazën (14%), kokainën (13%), amfetaminën (10%) dhe metamfetaminën (8.5%). Në Maqedoni, 19 për qind e nxënësve mendojnë se mund të gjejnë lehtësisht kanabis. Rreth 7.8 për qind e nxënësve thanë se kishin provuar drogë, të tilla si kanabisi (6.1%), ekstaza (1.1), amfetaminë (0.6%) dhe metamfetaminë (0.4%). Ndonjë lloj droge kanë provuar 1 në 10 meshkuj, ndërsa 1 në 20 vajza. Rreth 2.4 për qind e të anketuarve thanë se e provuan fillimisht kanabisin në moshën 13 vjeçare ose më të re. Trendi i përdorimit të kanabisit u rrit midis 1995 dhe 2019 nga 11 në 16 për qind në çdo moshë dhe nga 4.1 në 7.4 për qind në 30 ditët e fundit. Por, ky trend arriti kulmin në vitin 2011, ku më pas pati një rënie të lehtë. Mes 1 dhe 2 për qind e të gjithë nxënësve thanë se ata nuk kishin provuar kurrë asnjë lloj droge tjetër përveç kanabisit gjatë jetës së tyre. Pas kanabisit, e dyta më e zakonshme është ekstaza, LSD ose ndonjë halucinogjen tjetër, kokainë dhe amfetaminë.

Mesatarisht, rreth 3.4 për qind e të gjithë nxënësve thanë se kishin provuar ndonjë substancë të re psikoaktive gjatë jetës së tyre. Në vendin tonë, 0.9 për qind e nxënësve thanë se kanë provuar kokainë, 0.8 për qind LSD ose një tjetër halucinogjen dhe 0.5 për qind heroinë. Investigimet kanë treguar një ndryshim të madh (nga 2.8% në 23%) nga vendi në vend në përdorimin e disa barnave mjekësore për qëllime jo-mjekësore, të tilla si sedativë dhe qetësues pa recetë ose disa qetësues të dhimbjeve. Mesatarisht, 9.2 për qind e të gjithë nxënësve kanë përdorur diçka të tillë. Ndryshe, projekti Evropian i Investigimit Shkollor mbi Alkoolin dhe Substancat e Tjera (ESPAD) është një studim ndërsektorial i përdorimit të substancave dhe formave të tjera të sjelljes së rrezikshme midis fëmijëve në Evropë të moshës 15 dhe 16 vjeç. Ky raport përfshin gjithsej 99.647 nxënës nga 35 vende. Në vendin tonë morën pjesë 2930 nxënës.

Rreth 22 për qind e nxënësve thanë se luanin për para në një lojë fati. Midis tyre, më të njohurat janë lotaritë, të ndjekura nga bastet në garat sportive dhe garat e kafshëve (45%) dhe letrat dhe zaret (44%). Loja e fatit më pak e famshme ishte makinat e fatit, me 21 për qind të lojtarëve. Gati 9 për qind e nxënësve thanë se kanë luajtur bixhoz në internet në 12 muajt e fundit, ndërsa kjo është më e theksuar tek meshkujt – 34%, krahasuar me 20% tek femrat. Lojërat më të njohura të fatit, midis atyre që thanë se kishin luajtur bixhoz vitin e fundit, ishin lotaritë (58%), bastet për sporte dhe garat me kafshë (50%), letra ose zare (28%) dhe makina e fatit (24%). (koha.mk)

Efektet pozitive të mjaltit, ja se si ta përdorni për të humbur peshë

Mjalti është padyshim një nga ëmbëlsuesit më të vjetër dhe më të dashur të të gjitha kohërave. Burim sheqernash dhe Read more

Një person me integritet dallohet nga këto 8 shenja

Përgjegjësia, vërtetësia dhe përulësia janë vetëm disa nga cilësitë e njerëzve me integritet. Ja se cilat janë tetë cilësitë e Read more

Leave a Reply