Studimi: Koronavirusi ka qarkulluar në Itali, që në verën e 2019-ës

Burimi: Corriere della Sera

Instituti i Kancerit në Milano ka zbuluar se, koronavirusi po qarkullonte në Itali që në verën e 2019-ës. Jo në Kinë dhe në dhjetor siç e dimë të gjithë ne.

Studimi i botuar në nëntor na tregon diçka krejt të papritur. SARS-CoV-2 po qarkullonte në Itali shumë përpara shkurtit dhe ndoshta që nga vera e 2019-ës. Pas një shqyrtimi të bërë te pacientët që vuanin nga mushkëritë në shtator të 2019-ës, u zbulua se në 14% të mostrave të ekzaminuara kishte antitrupa ndaj një koronavirusi të ri, informon dritare.net

Nga 950 mostra të marra në studim, 111 ishin pozitive për imunoglobulinën G (16 raste) dhe për imunoglobulinën M (97 raste). Nga këto 111 raste pozitive, 23 datojnë në shtator, 27 në tetor, 26 në nëntor, 11 në dhjetor, 3 në janar dhe 21 në shkurt. Pozitivët vijnë nga 13 rajone, gjysma nga Lombardia e ndjekur nga Piemonte, Lazio, Emilia Romagna, Toskana, Veneto.

“Që nga nëntori 2019, shumë mjekë të përgjithshëm filluan të raportojnë shfaqjen e simptomave të rënda të frymëmarrjes te të moshuarit dhe ata me bronkit dypalësh atipik. Këto simptoma iu atribuuan formave agresive të gripit, në mungesë të lajmeve për virusin e ri.”-thuhet në studim.

Rusia i bën ofertë AstraZenecës për të bashkuar vaksinat anti-Covid në një

SHBA-Kompania ruse që prodhoi vaksinën anti-Covid, Sputnik V kanë ftuar Kompaninë britnike AstraZeneca që të bashkojnë vaksinat e tyre në Read more

Si do të organizohet operacioni i madh i transportit të vaksinave anti Covid19?

Si miliarda doza të vaksinës kundër COVID-19 do të dorëzohen shpejt dhe në mënyrë të sigurtë, kur më në fund Read more

Leave a Reply