Shqipëria mposht Kazakistanin – VIDEO

3 ndeshje zyrtare kishte Shqipëria që nuk shënonte asnjë gol, por ndaj Kazakistanit në Air Albania kuqezinjtë realizuan plot tre herë për një fitore bindëse me shifrat 3-1 që i ngjiti në vendin e 2-të të grupit 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Një sukses i merituar në një ndeshje ku skuadra e Edy Rejas prodhoi shumë volum loje dhe ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt. Pas 3 ditësh kuqezinjtë do të diskutojnë vendin e parë në grup ndaj Bjellorusisë po në Air Albania në një tjetër ndeshje të cilën duhet ta fitojnë me çdo kusht, pasi aktualisht Bjellorusia që mposhti Lituaninë 2-0 kryeson grupin me 10 pikë. 3-5-2 me Uzunin titullar që luante si anësor i majtë por edhe me Hysajn, Memushajn e Cikalleshin të rikthyer në formacionin titullar. Goli i parë i Shqipërisë erdhi në minutën e 16-të dhe u “gatua” nga dy futbollistët më ekspertë që ishin në fushë. Krosim perfekt i Memushajt dhe Cikalleshi bëri një goditje të saktë me kokë duke mposhtur portierin kazak.

Nuk kaluan shumë minuta dhe kuqezinjtë gjetën edhe golin e dytë me mbrojtësin Ardjan Ismajli që në minutën e 23-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë, dhe realizoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares. Por festa e avantazhit të dyfishtë nuk zgjati aspak sepse me nisjen e topit Abiken përfitoi nga dalja e Berishës dhe një goditje direkte nga mesi i fushës realizoi një gol spektakolar. Shqipëria iu afrua golit të 3-të në dy raste me Myrto Uzunin që shpërdoroi shumë para porte. Gjithsesi kuqezinjtë e gjetën golin e 3-të dhe atë të sigurisë në minutën e 61-të me një penallti të fituar nga Abrashi dhe të kthyer në gol nga Rey Manaj. Më pas Shqipëria menaxhoi shumë mirë avantazhin duke marrë një fitore me shumë vlera, ndërsa Reja u dha mundësi për të luajtur edhe disa lojtarëve të rinj si Doka apo Selahi.

Shënues: 16’Cikalleshi, 23’Ismajli, 62′ Manaj pen./ 24’Aimbetov

Formacionet:
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Veseli, Gjimshiti, Hysaj, Uzuni (Doka), Abrashi, Memushaj (Selahi), Kallaku (Gjasula), Manaj (Balaj), Cikalleshi (Seferi).
Trajner: E. Reja

KAZAKISTANI: Pokatilov, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Alip, Bejsebekov, Kuat, Abiken, Sujumbajev, Aimbetov, Shetkin.
Trajner: M. Bilek

Qatip Osmani rikthehet te klubi tetovar

Qatip Osmani, është trajneri i ri i skuadrës së Renovës. Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri tetovar, i cili konfirmoi Read more

Kush është personi i vetëm që nuk di për vdekjen e Maradonës?

Bota e futbollit vazhdon të mbajë zi për humbjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona dhe në Argjentinë është Read more

Leave a Reply