Ish themeluesi i LPK-s, zbulon fakte tronditëse për Rexhep Selimin

Ish-anëtari Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi doli ditën e djeshme  për herë të parë para Gjykatës Speciale.

Selimi është deklaruar i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në Hagë, lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur ndaj tij  me pretendime për krime lufte. Gjatë seancës së parë dëgjimore në Hagë, Selimi deklaroi se ai është vetëm një çlirimtar që gjatë luftës e  ka kryer detyrën e tij për çlirimin e vendit nga okupatori serb, dhe kjo është arritur së bashku me forcat aleate të NATO-s. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës tha  se luftën e ka nisur me Adem Jasharin dhe e ka përfunduar me NATO-n, me gjeneralin Vesli Clark.

“Kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim. Vrasje, dëbime, dhunë, shfarosje, poshtërim, spastrim etnik e gjenocid ka bërë Serbia në Kosovë. Andaj unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim, unë jam veç një çlirimtar, që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin Clark, me NATO-n”, tha Rexhep Selimi.

E kjo deklaratë e tij, si duket nuk i ka pëlqyer Ibrahim Kelmendit ish-themeluesit të LPK-së, i cili kundër kësaj deklarate ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Rrenë e rrastë, por bukur e thënë!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, duke e kundërshtuar atë që ka thënë Selimi para Speciales.

Pas këtij komenti, në profilin e Kelmendit kanë vërshuar edhe shumë komente.

E atyre komenteve iu është përgjigj Kelmendi ku ka treguar shumë çka për Rexhep Selimin.

“Rexhepi e ka sabotuar dhe komplotuar Adem Jasharin dhe e ka sabotuar e komplotuar UÇK-në dhe Luftën e saj çlirimtare, dhe nuk ka mund ta ndalon Gjeneralin Clark, siç ka dëshiruar.

Sa ishte gjallë Adem Jashari, Rexhep Selimi i “shtabit qendror” të UÇK-së që komandohej nga marionetat komplotiste e profitoreske Xhavit Haliti dhe Azem Syla, nuk ka lejuar që Adem Jashari të ishte pjesë e „ushtrisë“ se tyre që kishte vetëm 5-6 pjesëtarë. Kjo sepse Ademi nuk pranoi ta poshtëronte veten për t’u komanduar e shpërdoruar nga këta komplotistë, por qëndroi vtikal e stoik në UÇK-në e Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës. Kur e „kidnapuan“ Nait Hasanin, më 27 janar 1997, u zhbë edhe ai „shtab qendror“ dhe ajo UÇK e tyre.

Në kulmin e luftës çlirimtare, Rexhep Selimi, pos që komplotoi Komandantin Fehmi Lladrovci dhe luftëtarë të tjerë,, urdhëroi edhe dëbimin nga Kosova të Luftëtarit të shquar, Heroit Bekim Berisha. Etj. Të mjaftojnë?”, është komenti i Kelmendit duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook.

Tutje ai ka shkruar përseri një koment tjetër.

“Secili përparim e përmirësim të njeriut, edhe të njeriut që nuk e njoh, e përshëndet. Mendoj, është në “natyrshmërinë” e njeriut PERMIRESIMI e PREPARIMI.

Fatkeqësisht bëjnë përjashtime sidomos ata që bëhen marionta të shërbime armiqësore. Rexhepin e dyshoj për të tillë.

Ja edhe një argumnt: gjatë lufte PU e UÇK-së e ZOL-it duht ta ketë arrestuar operativin e forcave pushtuese serbe, Fadil Syleviqin, i cili e ka „zhduk“ edhe mjekun Hafir Shala. Dhetshi duhet të ketë intervenuar për ta çliruar. Ky rast mund ta ndihmonte në proces gjyqësor, nëse e thërret Fadilin dëshmitar. E, se e kishte „mik“ Fadil Syleviqin, ma ka thënë vet Dhetshi në Prishtinë.

E kam lut disa herë të informon, sa ndihma financiare i ka pranuar „shtabi qendror“ nga Fondi „vendlindja thërret“, nga viti 1994 deri në mars 1998 dhe si i kanë shpenzuar. Nuk ka informuar.

Në pamundësi për të pas dëshmi që janë të fshehura në arkiva përkatëse, unë analizoi anagazhimet dhe veprimet e atyre që më interesojnë t’i njoh.

Kam dëgjuar rrëfimet e tij për meritat e asaj kohe. Më pikanti duhet të ketë qenë: „Dola nga byrektorja „bosna“. Kisha një granatë në xhep. Shkova dhe e hodha në oborrin e pavilonit prapa pallatit të Radio Prishtinës, ku ishin vendos refugjatët serbë nga Bosnja.“

Di Ti për ndonjë planifikim, komandim, zbatim të ndonjë sulmi gueril të Rexhep Slimit me 5-6 „shokët“ e tij, nga janari 1994 deri më në prill 1998?”, shkruan tutje Kelmendi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për LPK-në, Xhavit Halitin dhe Rexhep Selimin.

“Ne Organizatën ton un isha ne Kryesi te Lëvizjes gjate lufte, Rexhepi, Hashimi, Xhaviti, Azemi, nuk ishin.

Pastaj Rexhep nuk iu ka përgjigj as një komisioni hetimor qe kemi pas formuar ne maj 1998…

Pas Lufte investigoja gabimet qe kemi bere, meqe ne kemi dhënë e grumbulluar ndihma financiare per UÇK, por Xhavit Haliti pjsn me te madh i ka shkerdhye ne Tirane, me jetën paralele qe bënte atje, e na mashtronte s po ia përcjell “shtabit qendror”.

Ne Perëndim nuk kemi qenë klandestin, pos sektrorit qe mbante lidhje me Lëvizje dhe me UÇK ne Kosove”, thuhet në komentin tjetër të Ibrahim Kelmendit.

Gjermania lehtëson masat për Krishtlindje

Bllokimi i pjesshëm në fuqi në Gjermani do të zgjatet deri më 20 dhjetor. Për Krishtlindje kufizimi i kontakteve do Read more

Doktor Rexhaili: Nuk kisha rekomanduar vaksinim masiv të popullatës

Doktor Rexhaili: Në lidhje me vaksinën, mjeku thotë, që edhe vaksina është temë kontra verse, adijuvanti është ai që I Read more

Leave a Reply