Ja zhdukja dhe vrasja për të cilën Ibrahim Kelmendi e akuzon Hashim Thaçin

Para më shumë së një viti, ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, kishte kërkuar nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi.

Sipas Kelmendit, Hallaqi është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, kishte shkruar Kelmendi në letrën e tij drejtuar Gjykates Speciale.

E tash kur Hashim Thaçi është akuzuar dhe është arrestuar nga Gjykata Speciale, Kelmendi ka përsëritur kërkesën e tij, shkruan “Bota sot”.

“UROJ të reflekton tani Gjarpni për prangat në duar të Veprimtarit çlirimtar Behajdin Allaqi dhe për “zhdukjen” e tij!”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi, në ditën kur Hashim Thaci u paraqit i prangosur në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale.

Kujtojmë se 11 qershori i vitit 1998-të, ishte dita kur Behajdin Allaqi, doli nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë, dhe tash e 22 vite nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen e kazinove, njëjtë si lokalet

Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen objekteve për lojëra të fatit, ashtu sikurse objketet hotelierike. Sipas tyre, mbyllja e kafeneve,r estoranteve dhe Read more

BDI në Çair për të hedhur një lopatë çimento! Vërehen ndasitë në grupe – VIDEO

I gjithë kuadri i BDI-së duke filluar nga ministrat, drejtorët e deputetët erdhën sot në stadiumin e Klubit të futbollit Read more

Leave a Reply