Eksluzive: Hashim Thaçi javën e ardhshme kthehet në Kosovë

Burime të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) njoftojnë për gazetën Lajm nga Shkupi se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së shpejti do të kthehet në Kosovë. Sipas tyre, kthimi nuk do të thotë përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij para Gjykatës Speciale në Hagë.
“Thaçi do të kthehet në Kosovë brenda 10 ditëve ose dy javëve. Ndoshta deri në fund të javës së ardhshme ai do të kthehet në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë në arrest shtëpiak, kurse në Hagë do të udhëtojë varësisht prej zhvillimit seancave gjyqësore”, kanë thënë këto burime, duke insistuar të mbeten anonime.
Të njëjtat burime nuk kanë informacione nëse njësoj do të veprohet edhe me të dyshuarit tjerë nga Kosova që gjenden në Hagë, pas ngritjes së aktpadive ndaj tyre.
“Ajo që mund ta themi me garanci thuajse të plotë është se ish presidenti Thaçi do të kthehet, për të tjerët ende nuk kemi ndonjë indikacion”, kanë theksuar të njëjtat burime për gazetën Lajm.
Këtë informacione, për momentin zyrtarisht nuk e konfirmojnë as zyrtarët kosovarë, e as ato të Gjykatës Speciale në Hagë.

Vjosa Osmani shfuqizon vendimin për djalin e Haxhi Shalës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Kjo Read more

Familja e dy kosovarëve që u mbytën në Durrës: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot

Një vit më parë qyteti i Durrësit me rrethinë u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe brenda një kohe Read more

Leave a Reply