Krasniqi shpërthen në lot: Unë dhe populli im kemi duruar shumë padrejtësi

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.


Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales për ish-ushtarët e UÇK-së “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Pasi mori fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale në Hagë, Krasniqi u pa mjaft emocional e madje shpërtheu me lot teksa tha se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe.

“Për mu është bë një padrejtësi e madhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi sepse populli ynë e ka një fjalë që thotë ‘njeriu është më I fortë se guri dhe atë që se ban guri e ban njeri’. Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi.”, ka thënë Krasniqi duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve.

I emocionuar, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është adresa e akuza ndaj tij.

“Unë mendoj që adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd dhe mbështetësit e politikave të tyre kudoqofshin”, tha Krasniqi.

Vjosa Osmani shfuqizon vendimin për djalin e Haxhi Shalës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Kjo Read more

Familja e dy kosovarëve që u mbytën në Durrës: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot

Një vit më parë qyteti i Durrësit me rrethinë u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe brenda një kohe Read more

Leave a Reply