Gjiko u bën diss live Dj Bluntit dhe Real1

Gjiko së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan”, ndërsa është përballur me lojëra të ndryshme.

Në sfidën me Paintball, është vënë përballë pyetjeve ‘pikante’, përgjigjen e së cilave e ka dhënë duke goditur fotografitë e këngëtarëve në tabelë“Cili nga artistët në tabelë është artisti më i dobët në karrierë?”, ishte pyetja që Fifi i drejtoi Gjikos dhe reperi bëri zgjedhjen e tij, duke shënjestruar reperët Blunt dhe Real1.
Një tjetër pyetje për reperin nga Peja ishte se cilit prej reperëve në tabelë do t’i bënte ‘diss’ dhe shënjestra ishin përsëri Blunt dhe Real1. Më pas, Gjikos iu kërkua t’i kushtonte disa rreshta kolegëve. I njëjti fillimisht refuzoi, duke thënë: “Pse t’i bëj të famshëm, sa kanë vdekur pse duhet t’i ringjall?” Megjithatë, dy vargje nuk kanë munguar nga ai.

“Gjith i njëjti Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi.E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”, ka qenë ky ‘diss-i’ i reperit i realizuar në studio për të dy reperët.

Ferki Shala: Isha narkoman dhe pastaj u bëra musliman ekstrem

Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, i cili tani është një praktikues i fesë islame, ka pranuar të flas edhe Read more

Shpat Kasapi i dashuruar, foli për detajet e dasmës me Selvijen

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe Read more

Leave a Reply