Rrahje në pikën pagesore Tetovë-Gostivar

Një punonjës në pikën pagesore është sulmuar nga një vozitës i cili nuk ka dashur të paguante biletë, njoftoi policia e Tetovës. Incidenti ndodhi dje në pikën pagesore në magjistralen Tetovë-Gostivar.

“Në SPB Tetovë dje në ora 20:30, B.V (29) nga Tetova Bërvenicë, punonjës i pikës pagesore Tetovë-Gostivar, lajmëroi se një orë më herët në punë ishte sulmuar fizikisht nga një person i cili nuk pranoi të paguante biletë. Personi ishte duke drejtuar automjetin ‘Volksvagen Golf’ me targa të Gostivarit”, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Masat e SPB -Tetovë kanë për qëllim gjetjen e personit të lajmëruar për sulmin.

Grabitje e armatosur në Tearcë të Tetovës

Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk ka Read more

Tetovari arrestohet në spital, për sjellje agresive

Me datë 21.11.2020 rreth orës 21:50 Policia e Tetovës ka marrë thirrje se në Spitalin Klinik një person në mënyrë Read more

Leave a Reply