Gazetari çon përtokë Rei Manajn: Të largohet vetë nga Barcelona, kush e mori…

Rei Manaj kishte shansin e artë për të shuar për pak kohë kritikat që ishin adresuar të shumta kundër tij. Në ndeshjen e Barcelonës B ndaj Prat ishte i pranishëm për ta ndjekur me vëmendje përballjen edhe Koeman, tekniku i ekipit të parë.

Megjithatë sulmuesi shqiptar ishte për t’u harruar, duke mos prodhuar asgjë për 90 minutat. Menjëherë do të zëvendësohej në pjesën e dytë, ndërsa sulmet e menjëhershme nuk kanë munguar. Këtë herë vijnë nga gazetari spanjoll Albert Roge, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkruan:

“Gustavo Maia dhe Rei Manaj nuk kanë kualitetin për të luajtur me Barcelonën B. Të kesh ata në skuadër është njësoj si të luash me 9 lojtarë. Kushdo që i ka marrë në ekip, të largohet vetë me respekt dhe dinjitet”. 

Qatip Osmani rikthehet te klubi tetovar

Qatip Osmani, është trajneri i ri i skuadrës së Renovës. Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri tetovar, i cili konfirmoi Read more

Kush është personi i vetëm që nuk di për vdekjen e Maradonës?

Bota e futbollit vazhdon të mbajë zi për humbjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona dhe në Argjentinë është Read more

Leave a Reply