Në Prishtinë do të ndërtohet hoteli i brendit “Courtyard by Marriott”

Në Prishtinë së shpejti do të ndërtohet hoteli i parë i brendit “Courtyard by Marriott”, dhe Qendrës së Biznesit Marigona Tower Business Hub. Ky hotel do të ofrojë hapësira të shumta, vlera e të cilit do të jetë 26 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së financimit mes NLB Banka dhe Marigona Tower për projektin ndërtimor të hotelit Courtyard by Marriott dhe Qendrës së Biznesit Marigona Tower Business Hub, tha se në këtë hotel do punësohen mbi 300 punëtorë.

Valton Bilalli, Drejtor Menaxhues Marigona Tower, tha se ky hotel do të jetë i pari i këtij brendi në Kosovë, në të cilin do të punësohen mbi 300 punëtorë.

“Ky është hoteli i parë i brendit me hapësira të shumta. Jemi me zyrtarët e NLB Bankës që i falënderojmë për bashkëpunimin. Investim 26 milionë euro do të jenë për ndërtimin e hotelit Marriot. Është projekti i parë në Kosovë që do të ofroj shërbime për zyre kualitative. Nga NLB kemi një vlerë të lartë që do të na udhëzoj për kontratën tjetër për vlere edhe me të lartë se kjo. Hoteli do të punësojë mbi 300 punëtorë që do të ndihmojë më zbutjen e nivelit të papunësisë në Kosovë. Stafi e punëtorët do të jenë të fushave më profesionale”, tha ai.

Albert Lumezi, kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka, ka thënë se për ta është kënaqësi ta mbështesnin ndërtimin e këtij hoteli.

Ai ka thënë se prurja e një brendi botëror si Mariott nxit edhe investitorë të tjerë të huaj për të ardhur në Kosovë.

“Ne si NLB grup kemi kënaqësinë  ta mbështesim ndërtimin e hotelit me shumën prej 16.5 milionë euro. Ne jemi të gatshëm në përmbushjen e nevojave të tregut edhe  në këtë kohë kur dominon pandemie. Ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë me grupin ‘Marigona’ në shumë projekte. Kemi pasur negociata të gjata. Prurja e një brendi botëror si ‘Mariott’ nxit investitorët me pa Kosovën atraktive për investimet e tyre”, tha ai.

Ujku i futet kosovarit brenda në shtëpi, shikoni momentin kur nxirret jashtë – VIDEO

Hysnia, i njohur si “Mbreti Gjk” ka bërë një tjetër vepër të mirë. Ai njihet si njeriu që “flet” me Read more

Vjosa Osmani shfuqizon vendimin për djalin e Haxhi Shalës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Kjo Read more

Leave a Reply