Mbyllje e përkohshme e futbollit, vendos Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ndal futbollin për momentin. Liga e parë dhe e dytë janë shtyrë për fundjavën e ardhshme, për shkak se ndryshimeve të Protokollit të ri që përcakton masat mbrojtëse nga COVID-19.

Takimet e javës së 11-të (LIGA 1) dhe të javës së 10-të (LIGA 2) do të luhen respektivisht në datat 7 dhe 8 nëntori. Ky është vendimi i marrë nga sektori i garave në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

E gjithë kjo situatë është krijuar nga rritja e numrit të të prekurve nga COVID-19 në vendin fqinj. Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut sezoni i shkuar nuk u mbyll dhe tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim.

Myrto Uzuni në qiellin e shtatë, shqiptari i shënon Juventusit – VIDEO

TORINO-Fantastike po rezulton ndeshja e parë si titullar për Myrto Uzunin, i cili ka tundur rrjetën për herë të parë Read more

“Shqipëria nuk përfitoi 1.25 mln euro nga Liga e Kombeve, por shumë më tepër”

Shqipëria e Edi Rejës i mbylli me sukses eliminatoret e edicionit të dytë të Nations League teksa siguruan vendin e Read more

Leave a Reply