Dibër: Zhduken tre punëtorë të minierës, njëri gjendet i vdekur

Tre punëtorë të minierës “Balgjaj” në Dibër (Peshkopi) kanë humbur kontaktet me familjen e tyre mbrëmë, pasi kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë. Policia njoftoi se në orën 18:15, është njoftuar nga familja e inxhinierit që nuk kishte kontaktuar me familjen prej orësh të tëra, dhe kanë nisur kërkimet.

Sami Hoxha, vëllai i njërit prej të zhdukurve, Ismail Hoxha, me profesion inxhinier, ka dhënë alarmin për këtë ngjarje të rëndë. Ai ka rrëfyer para policisë se i vëllai, bashkë me dy punëtorë të tjerë, nuk ishin kthyer në shtëpi ditën e sotme, dhe kanë humbur kontaktet prej orësh të tëra.

Policia ka mbërritur në ambientet e minierës, por dyert e galerisë i ka gjetur të mbyllura. Ndërsa sendet e inxhinierit 62-vjeçar dhe të dy punëtorëve të tjerë, bashkë me celularët e tyre, i kanë gjetur të paprekura në dhomën e ndërrimit. Pas më shumë se pesë orësh kërkime, grupet e avari shpëtimit kanë krijuar kontakt me një prej minatorëve, por fatkeqësisht, kishte ndërruar jetë. Nuk dihet nëse i ndjeri është inxhinieri Hoxha apo një nga dy punëtorët e tjerë.

Familjarë, miq e të afërm, janë mbledhur në dhomën e ndërrimit e teksa mbajnë në duar sendet personale të punëtorëve të zhdukur, presin ndonjë lajm të mirë për dy shokët e tjerë. Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se nga informacionet e para që ka në minierën e Balgjajt ka një shembje masive. Lajm ky, që e rëndon situatën në Dibër. Kërkimet vijojnë ende.

Gazsjellësi TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një vend transiti pa përfitime

Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit Read more

Konsulli i Kosovës në Tiranë, i paarsimuar dhe me dosje

Prej disa ditësh kemi denoncuar bazuar në fakte dhe prova konkrete se Konsullata e Kosovës në Tiranë drejtohet nga një Read more

Leave a Reply