Muhamed Zekiri godet funksionarin e përjetshëm të Ali Ahmetit

Mbrëmë qeveria emëroi Besir Deharin si zv/drejtor në Policinë Financiare. Në BDI edhe pse ka shume të rinjë që mund të zënë funksione të ndryshme Ali Ahmeti përsëri zgjedh funksionarë të përjetshëm. Para dy viteve kishte reaguar edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri për Besir Deharin. Ja postimi i tij

Muhamed Zeqiri në rrjetin social Facebook shkruan:

Statusi im i mbremshme ku mes tjerash permenda edhe emrin e Besir Deharit dhe shpreha mendimin tim se edhe ky person duhet te barte pergjegjesi per ngajrjen e 27 prillit ne Parlament paska shqetsuar bajagi te njejtin dhe “militantet” e tij te cilet mu versulen me fyerje, sharje dhe kercnime, sqaron përmes facebookut, deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, shkruan Gazeta Lajm.
“Per opinionin me te gjere dua te sqarohem se kush është Besir Dehari. Njeri i cili mbi 10 vite ka post te larte ne MPB, per momentin eshte zëvendës i Mitko Cavkovit. Njeri te cilit ministri Agim Nuhiu i kishte ofruar postin komandues ne shtabin e emergjences por i njejti e ka refuzuar duke i ikur pergjegjesise, sikurse i ka ikur gjate gjithe periudhes sa ka qene ne kete post. Ky person i ka borxhe shqiptarëve dhe qytetareve te Maqedonise t’ju shpjegoj cili ka qene roli i tij ne gjitha aksionet famkeqe te policise se regjimit ne 10 vitet e fundit perfshi Monstren, Kumanoven, protestat e ndryshme me te cilen jane akuzuar qinda e qindra shqiptar dhe shume e shume raste dhe aksione tjera te policise, apo siç e ka pas zakon edhe ne ate kohe i ka ikur pergjegjesise”, shkruan Zeqiri.

Ai thekson se ka kaluar koha kur ne poste te ndryshme te rendesishme dhe me pak te rendesishme jane ulur shqiptare te cilet satisfakcionin me te madhe e kane pasur te shkojne me veture zyrtare ne fshat dhe te lavdrohen se kush jane dhe cfare posti kane ne ndonje institucion. “Besiri nuk eshte i vetmi, kemi patur dhe kemi shume e shume Besira ne institucione te ndryshme te cileve zeri nuk ju ndegjohet e ne pune shkojne per te mar rroge dhe per tu lavdruar se ku punojne e jo te jene ne sherbim te qytetareve.  Eshte koha e fundit te gjitha subjektet politike te propozojne njerez te afte te mençur dhe njerez qe do te marin pergjegjesi dhe do ti dalin zot postit te cilin do ta ushtrojne dhe do te jene ne sherbim te qytetareve!!!”, ka shtuar Zeqiri, duke dërguar në fund edhe këtë porosi Post Scriptim: “Ju militant te Besirave dhe te ngjajshmive si ai, mos u mundoni as te me kercnoni as shani e fyeni se kot e keni. Te verteten dhe ate qe mendoj gjithmon do ta them zeshem!!!”

Besir Dehari

Policia ndalon një dasmë në Gostivar, arrestohet pronari

Nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sot rreth orës 16, e kanë privuar nga liria A.D(30) nga Read more

A mund ta rrezikojnë Qeverinë Zaev 2 përçarjet në BDI?

LAJM: Lideri i BDI-së mohoi zërat për përçarje brenda BDI-së mes Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferi në njërën Read more

Leave a Reply