Marash Kumbulla shënoi gol kundër Milanit – VIDEO

Ndeshja derbi e Serie A, Milan – Roma, është mbyllur pa fitues.

Derbi është luajtur të hënën mbrëma në “San Siro” dhe përfundoi 3:3.

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, shënoi golin e fundit dhe të barazimit për Romën në minutën e 84-t.

Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi nga afërsia pas harkimit nga korneri. Golat tjerë për Romën i shënuan Edin Xheko dhe Jordan Veretout, kurse për Milanin Zlatan Ibrahimoviq (2) dhe Alexis Saelemaekers.

Pas pesë xhirove, Milani zë vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma është e nënta me tetë pikë.

Qatip Osmani rikthehet te klubi tetovar

Qatip Osmani, është trajneri i ri i skuadrës së Renovës. Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri tetovar, i cili konfirmoi Read more

Kush është personi i vetëm që nuk di për vdekjen e Maradonës?

Bota e futbollit vazhdon të mbajë zi për humbjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona dhe në Argjentinë është Read more

Leave a Reply