KV “Universiteti i Tetovës” nuk ka kush e ndal

KV “Universiteti i Tetovës” shënoi fitore të thellë ndaj KV “Vardari”
Klubi i Volejbollit “Universiteti i Tetovës” vazhdon me serinë e fitoreve në kuadër të ligës së parë të volejbollit vendor. Në ndeshjen në trasnfertë ndaj KV “Vardar” (26. 10. 2020), studentët tanë shënuan fitoren e radhës me rezultat 0 – 3 në sete. Pas tri xhirove KV “Universiteti i Tetovës” vazhdon ta ndajë pozitën e parë bashkë me KV “Shkëndija” dhe KV “Strumica”.
Deri më tani KV “Universiteti i Tetovës” ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme, si në terrenin e vet ashtu edhe në terrene të huaja. Një gjë të tillë e dëshmoi edhe në ndeshjen ndaj KV “Vardari”, ku studentët e UT-së, në cilësinë e mysafirit arritën që të tregojnë lojë mjaftë të bukur dhe kualitative dhe si rezultat i kësaj arritën që të arkëtojnë tri pikë të reja.
Nga KV “Universiteti i Tetovës” shpresojnë se pas disa xhirove pozita e parë do u takojë atyre, nga se presin që në sfidat me KV “Shkëndija” dhe KV “Strumica”, me të cilat e ndajnë pozitën e parë, të arrijnë të shënojnë fitore ndaj këtyre dy skuadrave. Objektivi kryesor i KV “Universiteti i Tetovës” për këtë vit është shpallja kampion në ligën e parë të Volejbollit vendor. Të njëjtin synim klubi e kishte edhe vitin e kaluar, dhe ishte shumë afër shpalljes kampion, por për shkak të pandemisë globale Covid-19, Federata e Volejbollit vendosi që t’i anulojë të gjitha ndeshjet që kishin mbetur për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.
Tetovë: Kërkohet administrator tek Posta e shpejtë – APLIKO

Nëse jeni me shkollë të mesme, keni njohur të gjuhës maqedone, dini të punoni me kompjutor atëhere dërgoni CV tuaj Read more

“Dauti Komerc” hap vende pune në Tetovë – APLIKO

Kërkohen disa shoferë me kategori C për rajonin e Tetovës: Dërgoni biografinë tuaj, bashkë me diplomën e shkollës së mesme, Read more

Leave a Reply