Je deri 29 vjeç, APLIKO për mbështetje financiare në vlerë prej 7.000 eu

Shkup – Agjencia për rini dhe sport deri të premten do të ketë të hapur mundësinë që të rinjtë deri në moshën 29-të vjeçare të aplikojnë për të fituar mbështetje prej 440 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk.

“Pas përfundimit të thirrjes publike do të ndahet shpërblim financiar për nisje të realizimit të idesë më të mirë për biznes, në shumë prej 440 000,00 denarësh”, sqarojnë nga Agjencia.

Agjencia ka bërë të ditur edhe kushtet. Si mosha prej 19 deri 29 vjet, të jenë shtetas të RMV-së, një person vetëm me një plan ka të drejtë të aplikon. Gjithashtu duhet të jenë të papunësuar, ose të punësuar që kanë dëshirë të fillojnë biznes personal.

Të rinjtë në lidhje me konkursin mund të interesohen në hapësirat e Agjencisë ose përmes adresës elektronike http://www.ams.gov.mk/pochetna/20-odnosi-so-javnosta/soopstenija/1491-javen-povik-pretpriemnistvo

“ Plani për biznes duhet ta ketë këtë përmbajtje: rezymenë përmbyllëse (përshkrimi i idesë për biznes), misionin dhe qëllimet, marketingun dhe shitjen, resurset (fizike, financiare, njerëzore), planin financiar e rreziqet si dhe strategjinë dalëse”, sqarojnë nga Agjencia.

Tetovë: Kërkohet administrator tek Posta e shpejtë – APLIKO

Nëse jeni me shkollë të mesme, keni njohur të gjuhës maqedone, dini të punoni me kompjutor atëhere dërgoni CV tuaj Read more

“Dauti Komerc” hap vende pune në Tetovë – APLIKO

Kërkohen disa shoferë me kategori C për rajonin e Tetovës: Dërgoni biografinë tuaj, bashkë me diplomën e shkollës së mesme, Read more

Leave a Reply