Buzhala: Në librin tim do të qeroj hesape me disa matrapaz të UÇK-së

Berat Buzhala ka treguar se së shpejtë do ta publikoj një libër që përmbledh kujtime e përjetime me detaje nga koha e luftës dhe pasluftës.

N’Konak me Kosovë Gjocin, Buzhala ka thënë se me anë të këtij libri do të tregohet se kush në të vërtetë ka luftuar e kush jo.

“I kam disa hesape të pasqaruara me do matrapazë te UÇK-së, do që kanë abuzuar me pushkën në krahë, që janë njerëz të ligj e qyqana”, tha Buzhala.Ai shtoi se ky libër është një ditar më kujtimet e asaj e kësaj kohe pa ngjyrime politike dhe pa hiperbolizime dhe i cili nuk do të mund të përdorët në asnjë formë nga asnjë gjykatë.

Gazetari Berat Buzhala, si mysafir N’Konak me Kosovë Gjocin, është pyetur edhe për pasurinë e tij.

Ai ka treguar se mund të konsiderohet milioner nëse merrën parasysh aksionet aksionet që ka në kompaninë qëe udhëheqë, por jo edhe në aspketin e parave “cash”.

Ai tha se kompania që e drejton ka 150 punëtorë dhe ka qarkullim vjetor mbi 2 milion euro dhe ai është aksioneri kryesor.

Familja e dy kosovarëve që u mbytën në Durrës: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot

Një vit më parë qyteti i Durrësit me rrethinë u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe brenda një kohe Read more

Bora zbardh Brezovicën (VIDEO)

Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të Read more

Leave a Reply