Hisen Xhemaili nuk pensionohet edhe pas 13 viteve vazhdon me funksion

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë zgjodhi Hisen Xhemailin për drejtor tek Drejtoria për ambient jetësor pranë Ministrisë së Ekologjisë .

Hisen Xhemaili është lindir në vitin 1974 dhe jeton në Tetovë, ku në vitin 1994 e përfundon shkollën e mesme në gjimnazim “Kiril Pejqinoviç”. Në vitin 2000 diplomon si profesor i gjeografisë dhe historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Shqipëri, ndërsa në vitin 2011 bëhet magjistër për menaxhment të Mjedisit Jetësor, në Institutin për Mjedis Jetësor dhe Shëndet pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Nga viti 2012 punon për studime të doktoraturës në Universitetin Evropian të Tiranës.

Punon si profesor asistent i rregullt në Universitetin e Tetovës, në katedrën e Gjeografisë nga viti 2012.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetar i Këshillit të komunës së Tetovës, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2011 ishte deputet në Kuvend. Ng viti 2007 deri në vitin 2008 ka punuar si udhëheqës në Sektorin për mbikëqyrrje inspektuese pranë Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës. Në mandatin e kaluar të qeverisë Zaev ishte Ministër për Investime të Huaja. Nga sot është Drejtor tek Drejtoria për ambient jetësor pranë Ministrisë së Ekologjisë.

Policia ndalon një dasmë në Gostivar, arrestohet pronari

Nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sot rreth orës 16, e kanë privuar nga liria A.D(30) nga Read more

A mund ta rrezikojnë Qeverinë Zaev 2 përçarjet në BDI?

LAJM: Lideri i BDI-së mohoi zërat për përçarje brenda BDI-së mes Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferi në njërën Read more

Leave a Reply