Samsung tallet me iPhone 12

Seria e re iPhone 12 ka shkaktuar ndjenja të përziera, si në mesin e përdoruesve tradicionalë të Apple ashtu edhe në publikun e gjerë të teknologjisë.

Me shumë gjëra të mira që mund të shihnim, mbase më i diskutueshmi ishte fakti që paketimi, së bashku me iPhone 12 të ri, nuk vjen me një mbushës.

Apple e arsyetoi këtë vendim duke pretenduar mbrojtjen e mjedisit më mirë në këtë mënyrë, shkruan T3.

Për më tepër, gjatë prezantimit, ata theksuan se efekti i kësaj heqje të ngarkuesit nga paketimi do të jetë i njëjtë sikur 450,000 makina të hiqeshin nga përdorimi në një vit.

Kjo situatë u përdor nga një nga rivalët më të mëdhenj – Samsung.

Kompania koreane postoi një foto të ngarkuesit në faqen e tyre në Facebook dhe shkruajnë, “Galaxy juaj i ri ofron gjithçka që ju nevojitet. Nga gjërat themelore, një karikues, kamerë më të mirë, bateri më e mirë, performancë të shkëlqyeshme dhe ekran 120Hz”.

Ekziston edhe një “ngacmim” në pjesën e fundit të njoftimit, sepse seria e re iPhone 12 nuk ka rifreskim ekrani 120Hz në asnjë model.

Gjermania pritet t’i ketë rreth 15 milionë vetura elektrike deri më 2030

Gjermania do të duhet që t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Read more

A e keni ditur që Golf 2 është prodhuar edhe në ish-Jugosllavi?

Wolkswagen prodhoi modelin e tyre Golf 2 në Jugosllavi, në fabrikën e quajtur Tvornica Automobila Sarajevo – TAS në Vogošća Read more

Leave a Reply