Dhjetra mësues dhe nxënës të infektuar me COVID-19

Koronavirusi është përhapur në shkollat e vendit. Tirana është qarku më problematik, pasi çdo ditë rritet ndjeshëm numri i mësuesve dhe punonjësve të infektuar.

Vetëm në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë deri më tani janë 13 mësues dhe punonjës të infektuar. Në këtë shkollë vijon normalisht procesi i mësimit, pasi mësuesit e infektuar janë zëvendësuar.

Të infektuar ka edhe në Durrës, pasi kanë rezultuar 2 nxënës të infektuar. Situata është alarmante edhe në Elbasan, pasi janë konfirmuar të prekur me COVID-19, 8 mësues, duke e çuar në total numrin e mësuesve të infektuar në këtë qark në 20.

8 mësuesit e infektuar janë të ndarë në: 2 mësuesë tek shkolla Luigj Gurakuqi; 1 tek Naim Frashëri; 1 në Griqan; 1 tek Qemal Haxhihasani; 1 tek Kristofor Kristoforidhi; 1 në Mengel; dhe një tek shkolla në Katund i ri.

Sakaq, COVID është përhapur edhe në qytetin e Beratit. Deri më tani janë infektuar 2 nxënëse dhe një mësuese në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, një nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Lapardha.

Ndërkohë janë konfirmuar të infektuar edhe dy mësues në Gjirokastër, një mësues i infektuar në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” dhe një tjetër tek shkolla private “Giuseoe Grass”.

Gazsjellësi TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një vend transiti pa përfitime

Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit Read more

Konsulli i Kosovës në Tiranë, i paarsimuar dhe me dosje

Prej disa ditësh kemi denoncuar bazuar në fakte dhe prova konkrete se Konsullata e Kosovës në Tiranë drejtohet nga një Read more

Leave a Reply