Ja pse disa njerëz po i rezistojnë infektimit nga Covid-19!

Shumë shpesh po ndodh që disa njerëz nuk infektohen, pavarësisht se rrinë, hanë e flenë me dikë me Covid-19. Por çfarë ndodh me këtë kategori njerëzish? Në një intervistë për La Repubblica shkencëtari dhe profesori i gjenetikës mjekësore në Tor Vergata, Giuseppe Novelli thotë se ka disa gjene që i bëjnë njerëzit më të mbrojtur.

Intervista

Cila është hipoteza juaj?
Është e vështirë të shpjegohet se pse dy ose më shumë njerëz që jetojnë krah për krah nuk infektohen. Një zonjë më tha se shkoi në një udhëtim në Spanjë me një shoqen e saj. Ato ishin në çdo çast bashkë, hëngrën dhe fjetën në të njëjtën dhomë hoteli. Por shoqja doli pozitive, ajo jo. Dyshimi im është se ekziston një gjen që i bën disa njerëz rezistentë ndaj infeksionit. Deri më tani ne i kemi në katër kategori të infektuarit: asimptomatikë, njerëz me simptoma të lehta, ata që kanë nevojë vetëm për oksigjen dhe ata që kanë nevojë për kujdes intensiv. Mesa duket ka edhe një të pestë: rezistuesit.

Si ndodh për HIV-in?
Në atë rast ka një fshirje të gjenit CCR5, i cili dëmton receptorin e qelizës së virusit. Duket se kyçi nuk bënte dhe HIV nuk hyri dot brenda. Në Evropë ky variant gjenetik, i vlefshëm vetëm për SIDA-n, është i përhapur në 10% të popullsisë, në Afrikë pak më pak, informon dritare.net

Por a është vetëm një hipotezë apo ka prova për këtë?

Vetëm një hipotezë, për momentin. Është një kohë konfuzioni për spitalet. Nuk është e lehtë të gjesh njerëzit e duhur për të studiuar dhe t’u kërkosh atyre që tani t’i nënshtrohen një testi ADN-je. Ata duhet të jenë individë që janë shumë të ekspozuar ndaj koronavirusit, personel shëndetësor ose të afërm të pozitivëve, por në të njëjtën kohë edhe negativ si për tamponin, ashtu edhe për testin serologjik. Aktualisht kemi disa mostra, por për këtë lloj studimi nevojitet një bashkëpunim ndërkombëtar, siç është ai i konsorciumit “Covid Human Genetic Effort”. Kolegu im Jean-Laurent Casanova, nga Universiteti Rockefeller në New York, i cili është bashkëdrejtor i konsorciumit, tashmë ka lëvizur në këtë drejtim.

Si mund të funksionojë mekanizmi i mbrojtjes?
Mund të ndodhë që një gjen lejon një person të prodhojë një sasi të mirë interferoni, i cili është një përbërës i rëndësishëm në reagimin e imunitetit. Deri më tani ne kemi provuar të kundërtën, duke botuar këtë studim në Science: “Njerëzit me një variant të veçantë gjenetik që pengon mbrojtjen e interferonit priren më shpesh të sëmuren rëndë.” Ose mund të ndodhë që një variant gjenetik bllokon hyrjen e virusit, pra receptori Ace2.

Efektet pozitive të mjaltit, ja se si ta përdorni për të humbur peshë

Mjalti është padyshim një nga ëmbëlsuesit më të vjetër dhe më të dashur të të gjitha kohërave. Burim sheqernash dhe Read more

Një person me integritet dallohet nga këto 8 shenja

Përgjegjësia, vërtetësia dhe përulësia janë vetëm disa nga cilësitë e njerëzve me integritet. Ja se cilat janë tetë cilësitë e Read more

Leave a Reply