Vdes edhe familjari i katërt nga Kosova që u aksidentua në Gjermani

Ka ndërruar jetë edhe familjari i katërt që ishte i përfshirë në aksidentin në Landin e Baden Württemberg në Gjermani.

Këtë e bëri të ditur Meliza Haradinaj-Stublla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka thënë se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

Lajmi i djeshëm

Tre anëtarë të një familje nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani sot në një aksident trafiku.

Ata ishin duke u kthyer nga Kosova ku kaluan pushimet e që synim kishin Zvicrën.

Aksidenti ndodhi në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 09:00, shkruajnë mediat gjermane.

Albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj, familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, përcjell albinfo.ch. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Gruaja e 35 vjeçarit është në gjendje kome.

Një vajzë 11 vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndme të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.

15 vitet e Angela Merkel-it si perandoreshë e Evropës

Nga Manuel Peruzzo “Wired.it” Angela Merkel është një mister:ajo nuk bën humoristen, nuk i fyen kundërshtarët e saj politikë, nuk Read more

Biden krijon kabinetin, rikthehet Jonh Kerry. Emrat e tjerë që do të bëjnë histori!

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve ka nisur punën për krijimin e kabinetit të tij. Ai ka rikthyer ish-sekretarin e shtetit, Read more

Leave a Reply