Vritet një mësues në Paris, pasi nxori në klasë karikaturë për Profetin Muhamed

Një person në Paris ka shkaktuar situatë paniku pasi ka kryer një sulm që dyshohet të jetë terrorist.

Mediat franceze raportojnë se agresori u afruar tek një shkollë me thikë në dorë duke kërcënuar disa qytetarë.

Shkolla ndodhet në Conflans-Saint-Honorine (Yvelines), 40 km në veriperëndim të kryeqytetit Paris.

I dyshuari ka sulmuar me thikë një mësues i cili ka mbetur i vdekur. Viktima u gjet i pajetë pak metra larg shkollës.

Viktima është një mësues historie i cili raportohet të ketë demonstruar në klasë një karikaturë të Profetit Muhamed. Ndërsa dyshohet se ekzekutori është një prind i një nxënësi të profesorit.

Në fenë islame është e ndaluar të bëhen dhe përhapen imazhe, skica dhe përshkrime të ilustruar të Profetit. Kjo me gjasë ka tërbuar vrasësin.

Nën thirrjet Allahu Akbar, Zoti është më i Madhi, i dyshuari ka drejtuar armën ndaj forcave të policisë.

Në këto momente, trupat policore kanë hapur zjarr duke i marrë jetën të dyshuarit.

Hetimet e para e lidhin ngjarjen me përfshirje organizatash terroriste, por hollësi të tjera ende nuk ka.

Leave a Reply