Nga java tjetër do të punohet deri ora 22

Pas mbledhja e mëngjesit e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kumtoi masat shtesë që janë menduar të ndërmerren për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

E para është kufizimi deri në 50% i udhëtarëve nëpër autobusë, e dyta ndalesë për çdo ngjarje (evente), dhe e treta në orën 22 të ndalojë puna e çdo operatori ekonomik.

Nëse do të shihet se është e nevojshme, këto masa të hënën do t’i propozohen Qeverisë.

Filipçe tha se konsiderojnë se këto masa do të ndihmonin në menaxhimin e koronavirusit.

Një pako me masa restriktive tashmë është dorëzuar në Qeveri. Është propozuar ndalesë për numër të madh të mysafirëve në shtëpi, ndalesë për mbledhje me grup të madh njerëzish si dhe mbajtje e maskës në mjedise të hapura.

Leave a Reply