Kosovari kërcënon familjen tetovare

Mbrëmë (15 tetor) në orën 20 e 30 minuta, 26- vjeçarja banore e një fshati të Tetovës, në SPB- Tetovë ka raportuar se ish-burri i saj 26-vjeçar A.A. nga Republika e Kosovës bashkë me tre persona të tjerë të afërm të tij, kanë ardhur në shtëpinë e babait të saj ku ajo ka qëndruar dhe ish bashkëshorti i saj A.A. e ka kërcënuar me jetë , kurse i njëjti ka basur qëllim që sipas denoncimit, të merrte me vete dy fëmijët e tyre të mitur, sepse kanë qenë në procedurë të divorcit.

I denoncuari A.A. është privua nga liria dhe mbajt në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Diku më vonë, RA (59), babai i të denoncuarit A.A. nga ana tjetër, ka raportuar se familjarët e 26- vjeçares, me mjete të forta kishin dëmtuar dy automjetet me të cilat ata kanë ardhur nga Republika e Kosovës.

Leave a Reply