Bie vlera e Mesit dhe Ronaldos, Mbape “mbret” i ri

CIES ka publikuar listën e re të futbollistëve më të shtrenjtë në botë pas shfaqjes së koronavirusit. Çmimi i lojtarëve vendoset në bazë të një algoritmi të njohur, ku merret parasysh cilësia e lojtarit, kohëzgjatja e kontratrës, liga dhe klubi ku luan.

Lojtari më i shtrenjtë është Kilian Mbape, që vlen 259 milionë euro. I dyti është Rahim Sterling, me vlerë 194 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë Xhadon San­ço, me 179 milionë euro. Trent Aleksander Arnold vlen 171 milionë dhe Markus Rashford, 152 milionë euro. Pas kësaj mund të vërejmë se në pesë më të shtrenjtët janë katër futbollistë anglezë.

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo që dikur kanë dominuar botën e futbollit për shumë vite, janë larg majave. Mesi tani vlen 100 milionë euro, duke u renditur i 21-ti, ndërsa Ronaldo në vendin e 70-të, me vlerë 62 milionë euro.

Leave a Reply