Mossad mendon se Turqia është një kërcënim më i madh se Irani

ROGER BOYES, THE TIMES

Kreu i Mossad, Yossi Cohen, është personi që po merr më shumë lavde për negocimin e sukseshëm mes Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ka vite që flet në fshehtësi me miqtë e tij në shtetet e Gjirit, duke theksuar se ata kishin një armik të përbashkët: Iranin. Por në një takim rreth 20 muaj më parë ai ka shtuar një axhendë tjetër. “Fuqia iraniane është e brishtë,” u tha ai u tha shefave të spianzhit nga Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet, “por kërcënimi i vërtetë është nga Turqia.”

Ky ishte një ndryshim i madh që vinte nga shefi i spiunëve, i cili organizoi neutralizimin e mbetjeve bërthamore nga një depo në Teheranin qendror. Sidoqoftë, qëndrimi i tij nuk ishte se Irani kishte pushuar së qeni një kërcënim ekzistencial, por më tepër se ky kërcënim mund të kontrollohej: përmes sanksioneve, embargos, shkëmbimit të inteligjencës dhe bastisjeve klandestine. Diplomacia shtrënguese e Turqisë, rreziku i llogaritur cuditshëm në Lindjen e Mesme paraqet sipas tij “një lloj tjetër sfide për stabilitetin strategjik në Mesdheun lindor”.

Rajoni ka filluar të ndihet pak si Ballkani në fillim të viteve 1990, një hapësirë ​​e pushtuar nga shtete në dështim dhe të dështuara, duke ngritur zemërimin popullor, shumë armatime ushtarake dhe fuqi të mëdha që mundohen të përfitojnë nga një vakum pushteti. Mesdheu lindor, normalisht destinacion turistik kohët e fundit, po jeton ditë të rrezikshme. Anijet luftarake turke, duke shoqëruar një anije të dyshuar për transportimin e armëve në Libi, u vendosën në stacionet e betejës kur një frigatë franceze u përpoq ta sfidonte atë. Franca po forcon praninë e saj detare dhe mund ta përdorë atë për të mbështetur anijet greke ndërsa përpiqen të ndalojnë kërkimet turke të naftës dhe gazit në ujërat territoriale Greke. Të dy Greqia dhe Turqia kanë anuluar pushimet dhe mobilizuan flotën detare dhe forcat e tyre ajrore.

Kjo është një grindje mes vendeve anëtarëve të Nato. Anëtarësimi fillestar në aleancë ndihmoi në stabilizimin e marrëdhënieve midis Athinës dhe Ankarasë gjatë dekadave. Tani ajo ka humbur magjinë e saj shëruese, dhe Turqia, e cila nuk ka asnjë problem për të blerë raketa tokë-ajër ruse, beson se mund të funksionojë jashtë normave të aleancës. Sipas Turqisë Greqia po përgatitet të shfrytëzojë fushat e gazit në det të thellë në pellgun lindor të Mesdheut dhe kështu ta kthejnë detin në një liqen të prosperuar Grek. Ambiciet e Republikës së Qipros kanë tërhequr edhe zemërimin turk: ​​që supozon se Qiproja Veriore e mbizotëruar nga Turqia nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga pasrimi grek.

Ëndrra se gazi që gjendet në det do ti sjell pasuri këtij rajoni në Mesdhe dhe krijimin e një perandorie Fenikase 2.0, nuk e mendon vetëm Greqia dhe Qiproja, por edhe Izraeli, Egjipti, Jordania, Italia dhe madje edhe Autoriteti Palestinez. Megjithatë, Rexhep Taip Erdogan e shikon bashkërendimin rajonal të energjisë si një projekt i krijuar kryesisht për të margjinalizuar Turqinë.

Kjo, pra, është arsyeja pse Mesdheu lindor është shndërruar në një rrëmujë kaq të paqëndrueshme. Ajo është përçarë midis makinës së Erdogan për ta bërë Turqinë në fuqinë e domosdoshme euroaziatike, oportunizmit rus dhe qeveritë e korruptuara rajonale. As Bashkimi Evropian dhe as Nato nuk duken të gatshëm për të qetësuar gjakrat.

Problemt në rajon kapërcejnë si pleshta nga një shtet në tjetrin. U desh një shpërthim i madh në anije për të nxjerrë në pah institucionet e dobëta në Liban. Kjo tregoi se problemet më të mëdha të shoqërive në këtë rajon janë thjeshtë hedhur në cep me shpresën se do harrohen. Falimentimi i bankave të vendit ka shkatërruar edhe kursimet e klasës së mesme siriane, të cilët menduan se fqinji i tyre ishte një strehë e sigurt. Gjithnjë e më shumë bashkësia ndërkombëtare duket se mendon se mbajtja e Bashar al-Asadit në vend është e preferueshme tashmë përballë kaosit që do të sillte largimi i tij.

Shpërthimi libanez u ndje deri në Qipro dhe duhej të zgjonte elitat e saj. Për gati gjysmë shekulli ata kanë ndërtuar një ishull të ndarë. Veriu është një tokë e varfër turke; jugu është një ndalesë e përshtatshme e BE-së për para të gatshme ruse. Sa gjatë mund të vazhdojë kjo? Turqia po lejon më shumë refugjatë të kalojnë kufijtë e saj për të bërë udhëtimin e detit në Greqi; ashtu si Vladimir Putin përdor gazin si një mjet presioni ndaj Evropës perëndimore, kështu që Erdogan armatoset edhe përdor emigrantët. Turqia gjithashtu di se si ta kthejë dhe çaktivizojë Hamasin në Rripin e Gazës, duke zemëruar Izraelin.

Dhe kështu Turqia flirton me luftën. Erdogan mund ta shohë atë ndryshe, ta shohë veten si mjeshtër të moszotimit, në të cilin grumbullon ndikim duke mohuar të tjerët hapësirën për prosperitet. Mbështetja e tij ushtarake për qeverinë libiane në Tripoli supozohet që në radhë të parë të shkatërrojë rivalët e tij dhe përfaqësuesit e tyre. Një marrëveshje për eksplorim detar me Tripolin u krijua me qëllim bllokimin e të tjerëve. Por ai po tejkalon qartë fuqinë turke, në veri të Sirisë, në luftën e saj të pafund me kurdët.

Kërkimi i vazhdueshëm për armiq dhe sharjet e egra po shuan madje edhe përkrahësit e tij dhe e ka lënë atë gati pa miq në rajon. Ai adhuron Putinin por duket i paaftë të imitojë formulën e Putinit për fillimin e konflikteve që ai nuk mund t’i fitojë dhe të marrë një përfitim modest. Udhëheqësi i Kremlinit vendosi vetëm forcë të mjaftueshme për të mbajtur Asad në fuqi, për të siguruar një bazë ushtarake ruse dhe një port mesdhetar. Erdogan, duket se nuk e di kuptimin e marrjes nga konflikti “mjaftushëm” dhe ende nuk ka fituar asgjë nga politika e tij e çrregullt e gati-luftës. Pas Luftës së Ftohtë kishte shpresë se Rusia mund të ishte një anëtar i dobishëm i klubeve perëndimore. U bë një rival strategjik. Turqia u pa si një anëtar i mundshëm i BE. Por mori formën e një shteti problematik në botë.

Leave a Reply