445 raste të reja me Covid-19 për 24 orë dhe 9 viktima

Shkup – Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2441 testime të realizuara, 445 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Vetëm në Shkup janë regjistruar 249 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-13, Prilep-25, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-7, Manastir-14, Ohër-12, Kavadarc-3, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-36, Kriva Pallankë-5, Radovish-7, Koçan-6, Probishtip-1, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6 dhe Resnjë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 194 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Shkup-77, Kumanovë-15, Shtip-11, Prilep-7, Tetovë-11, Strugë-1, Veles-1, Manastir-5, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-14, Radovish-3, Koçan-18, Probishtip-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Vallandovë-4, Vinicë-2, Sveti Nikollë-2 dhe Kërçovë-1.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit betejën me virusin korona e kanë humbur 9 pacientë.

Shkup-2, Strugë-2, Kumanovë-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1 dhe Sveti Nikollë-1.

Leave a Reply