Ministri i Shqipërisë fton shqiptarët tani të vizitojnë Kosovë këtë sezon

Ministri Blendi Klosi është shprehur se kufiri administrativ nuk duhet të jetë pengesë për promovimin dhe frekuentimin e destinacioneve gjatë hapjes së sezonit turistik vjeshtë-dimër.

“E kemi thënë shpesh se si turizmi në vendet tona duhet të shndërrohet në një industri e cila cdo ditë mund të ofrojë punësim, dhe në fund të fundit ne kemi nevojë të promovojmë në mënyrë të përbashkët një destinacion që nuk ka arsye të ketë ndarje nga një kufi administrativ. 2020 dëshmoi se sa të fortë bëhemi kur jemi së bashku”, tha Klosi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ftoi bizneset që të investojnë në fushën e turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.

“Jemi dakorduar që të bëjmë promovimin e vendeve së bashku. Jemi duke punuar për të krijuar guida për vizitorët. Sektori i turizmit është mjaft i rëndësishëm në vendin tonë dhe unë jam përkushtuar që përmes dikasterit që drejtoj duke rritur buxhetin në fushën e turizmit. I ftoj bizneset nga vendi ynë dhe jashtë që të investojnë në fushën e turizmit në këto dyja vendet”, tha Krasniqi.

Ky aktivitet është mbajtur në moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, ku i është bërë thirrje Shqipëtarëve të vizitojnë vendet malore të Kosovës, ndërsa sezoni veror në vendin tonë u mbyll me frekuentimin masiv të qytetarëve kosovarë.

Leave a Reply