Masakër: I djegin pishat në plazhet e Shqipërisë që të ndërtojnë hotele – VIDEO

Pylli i Semanit, një pikë e rëndësishme turistike në qytetin e Fierit është shkrumbuar nga flakët.

Gjatë muajve të verës është raportuar vazhdimisht për vatra zjarri në këtë zonë, të cilat janë aktivizuar dhe shuar herë pas here.

Siç shihet dhe në këto pamje trishtuese, zjarri ka shkrumbuar të gjithë pemët dhe pishat përgjatë rrugës që shkon në bregdetin e zonës.

Edhe pse mbrojtja e tyre nga zjarri dhe dëmtimet nga dora e njeriut janë detyrim qytetar, përsëri nuk dihet se kush është shkaktar i këtyre dëmeve të mëdha të natyrës. Ato mendohet se i shkaktojn ato që kanë interesa të ndërtojnë hotele aty.

Zjarret nuk janë i vetmi kërcënim për pyllin e Semanit. Aty shihen edhe mbetje kryesisht të plastikës të cilat gjenden në sipërfaqen e tij.

Një vit më parë në këtë pyll u shkrumbuan rreth gjashtë hektarë pisha dhe u rrezikuan shumë të tjera, të gjitha pa autorë ndërsa ajo që shihet është një masakër e vërtetë natyrore.

Leave a Reply