Mozzik feston ditëlindjen me Loredanën – FOTO

Reperi shumë i dashur për publikun, Mozzik feston sot ditëlindjen.

Ai ka mbushur 25-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë ka publikuar dy foto në Instagram.

Në fotot në fjalë reperi shihet me valixhe në duar dhe ka zbuluar se ka shkuar në Stuttgart, Gjermani. Mozzik ka veshur një bluzë, e cila po përflitet të jetë e Loredanës pasi ajo është shfaqur më herët e veshur me të.

Po ashtu, në foton e dytë dallon hija e fotografes që i ka shkrepur fotot, një bjonde për të cilën fansat mendojnë se është Loredana. Kjo pasi prej ditësh në rrjet po përflitet se dyshja janë bashkë. Ato u kapën mat duke bërë shopping dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Leave a Reply