Dalin pamjet e modelit të ri BMW – FOTO

Prodhuesi i automjeteve BMW tashmë po flet për një model tjetër me markë M që vjen vitin e ardhshëm i4. BMW ka publikuar fotot e modelit të ri i4 M elektrik.

Sipas CarBuzz, pas një bisede me Markus Flasch, vlerësuesit kuptuan se përveç se do jetë makina elektrike me përformancën më të lartë, i4 M do i tejkalojë edhe M3 dhe M4 të sapolancuar.“Vitin e ardhshëm ne do të lancojmë makinën e parë me bateri-elektrike M në segmentin e performancës, bazuar në i4,” tha ai.

Koncepti i4 arrin të prodhojë 530 kuaj fuqi. Sakaq, në pjesën e risive të reja përfshihet timoni, dinamika e përdorimit dhe ndjesia e përgjithshme e ngasjes. Gjithashtu, është bërë me dije se makina do dalë në shitje vitin tjetër.

Leave a Reply