Trajnim intenziv vetëm 5 ditë! KONTABILITETI PËR JO-Kontabilistë

Kontrollo saktёsinё e kontabilizimit të dokumenteve në biznesin tuaj.

KONTABILITETI PËR JO-KONTABILISTË

Trajnim intenziv vetëm 5 ditë!

Trajnimi ‘Kontabiliteti për Jo-Kontabilistë’ i organizuar nga Koka Tax&Accounting, ofron një prezantim gjithpërfshirës për rolin e kontabilitetit në mbështetjen dhe informimin e të gjitha vendimeve biznesore në një organizatë.

Nga shembujt dhe ilustrimet e shumëta do të kuptoni se si kontabiliteti funksionon në biznesin tuaj dhe si t’i përdorni ato informata për operacionet rutinore, vendimmarrje dhe për kontrollin efektiv të biznesit.

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Në fund të trajnimit, pjesmarrësit do të jenё nё gjendje t’i lexojnë të gjitha dokumentet kontabël si dhe të gjykojnë mbi saktësinë e tyre. Poashtu do të jenë në gjendje të kontrollojnë tatimet duke mësuar efektet tatimore të transaksioneve konkrete nga rastet praktike

KUSH DUHET TË MARRË PJESË

Trajnimi ‘Kontabiliteti për Jo-kontabilistë’ është dizajnuar për stafin që ka interes në kontabilitet ose u duhet të përdorin informacionin kontabël në rolin e tyre. Trajnimi u drejtohet posaçërisht atyre që nuk punojnë aktualisht në funksionin e kontabilitetit, ose që nuk janë trajnuar në kontabilitet. Është i përshtatshëm për një gamë të gjerë të individëve, por është veçanërisht i rëndësishëm për:

Pronarët e bizneseve
Menaxherët
Administratorët
Stafin e marketingut
Stafin e prodhimit dhe kontrollit të prodhimit

TRAJNIMI ORGANIZOHET NGA :

Koka Tax&Accounting, Rr. Cvetan Dimov 19, Tetovë
KOHËZGJATJA : 21.01.2020- 25.01.2020
KOHA: 16:30- 21:00
Çmimi për pjesmarrës : 7 080 denarë.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pjesmarrësit pajisen me Çertifikatë.
Informacione shtesë : e-mail: [email protected] dhe tel: 071 222 716

Gjermania lehtëson masat për Krishtlindje

Bllokimi i pjesshëm në fuqi në Gjermani do të zgjatet deri më 20 dhjetor. Për Krishtlindje kufizimi i kontakteve do Read more

Doktor Rexhaili: Nuk kisha rekomanduar vaksinim masiv të popullatës

Doktor Rexhaili: Në lidhje me vaksinën, mjeku thotë, që edhe vaksina është temë kontra verse, adijuvanti është ai që I Read more

Leave a Reply