Një futbollist i Shkëndijës pozitiv në COVID-19!?

Kur kanë mbetur edhe pak ditë para fillimit të sezonit të ri futbollistik, në Maqedoninë e Veriut ekipet janë të obliguara që para çdo ndeshje të bëjnë dhe testet për koronavirus.

Jozyrtarisht mësohet se gjatë testimit të fundit për Covid-19, ka një rast pozitiv te Shkëndija, dhe ky thuhet se është një nga lojtarët e rinj në klub.

Por edhe pse kemi një rast pozitiv, protokollet dihen, të cilat thonë se nëse ka një deri në tre pozitiv, ato do të izolohen nga ekipi dhe ndeshja do të zhvillohet.

Kështu që ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës do të luhet në Çair.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që këtë verë ka futbollust pozitivitet në kampin e Shkëndijës. Dy muaj më parë kishte dy lojtarë, pozitiv pati edhe te Renova, Rabotniçki, por edhe në klube të tjera të LPFM.

Pikërisht pas rasteve pozitive te Shkëndija dhe Renova FFM i dha fund sezonit 2019/20.

Nga balta e Shqipërisë, te goli ndaj Juves, Uzunit i postojnë foton e rrallë!

Myrto Uzuni është shembull për të rinjtë. Duke punuar fort, mes baltës së fushave në Shqipëri, ai u rrit, duke Read more

Qatip Osmani rikthehet te klubi tetovar

Qatip Osmani, është trajneri i ri i skuadrës së Renovës. Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri tetovar, i cili konfirmoi Read more

Leave a Reply