Sërbët “pushtojnë” Shqipërinë këtë verë

Muaji gusht ka nisur si një ogur i mbarë për industrinë e turizmit në Shqipëri disa muaj pas kolapsit të shkaktuar nga virusi pandemik COVID-19.

Që në ditët e para vihet re një fluks i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Vetëm nga pika kufitare e Qafë Thanës përgjatë tre ditëve të para të Gushtit raportohet se kanë hyrë 10 805 shtetas, numër i cili është rritur gjatë ditëve në vijim.

Vërehet një bum pushuesish nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Librazhd-Elbasan-Durrës raportohet se ka pasur mbingarkesë dhe trafik nga fluksi i automjeteve.

E njëjta situatë duket edhe në Doganën e Morinës ku pushuesit nga Kosova po vërshojnë drejt bregdetit të Durrësit dhe Shëngjinit.

Por e veçanta e kësaj stine është se shumë pushues nga Sërbia vijnë për pushime në Shqipëri. Ata nuk mund të shkojnë këtë vit në Greqi dhe Mal të Zi pasi e kanë të ndaluar nga këto shtete.Shumica e tyre janë vendosur nga Vlora e poshtë ndërsa nuk mungojnë edhe në plazhet e Durrësit respektivisht në Qeret, në Golem etj etj.

Madje një turist sërb për gazetën serbe “Blic” ka thënë se kamarieret më të mirë në botë kam hasur në Shqipëri. Në Sarandë pushon një numër i madh i turistëve serb ndërsa një çift serb nga Beogradi ka qe 10 vite që kanë hapur një restoran në Sarandë.Shqipmedia

https://www.blic.rs/biznis/strategija/ljubaznije-konobare-nigde-nisam-video-na-more-u-albaniju-mozete-bez-pcr-testa-i-to-na/dy65k7g

Leave a Reply