Buzhala: Nuk e kam parë deri sot një kamarier në Shqipëri të buzëqesh

Me lejoni fillimisht t’i them disa fjale te mira per mjekun e veshve ne Sarande, perpara se me dale te kamarieri. Pra mjeku ishte fantastik. I sjellshem, i kujdesshem dhe i dashur. 10 pike prej 10’ve.
Kthehemi tash te kamarieri. Nuk po du me e pushkatu per cdo gabim, se i bjen qe duhna me e bo shoshe.
Porosita ne fund bostan, masiqe hangrem, edhe vec kur eshte kthy i befasume. “Deshironi bostan???”
Do te thote sikur t’i kisha thane a po ma gjon ni çekiç edhe nje baski 12’she.
“Po boss, bostan, pse? A mos e ka ndalu Kuvendi me ligj, e nuk kam ni une?”
“Si?”
“Kurrgjo, bostanin bjere edhe une ti te ndahmi sa ma shpejt”.

Pas bostanit:

– Sa duhet me pagu, me euro?
Duhet 70 euro.
Une i nxora 100 me ia dhane, edhe ai “ou, nuk ke me te ima”.
– Po more kam, edhe ia mora 100’shen, edhe ia dhash 50.
Keto nuk mjaftojne zoteri?
– E qysh me ia bo bre bir, nanen ia kajsha, 50 euro nuk mjaftojne, 100 te doken teper shume? Ti a prite une me te ardhe ketu me 72 euro e 60 cent a?

Se di, se di. Nuk kam me kuptu kurre, qysh eshte e mundun kerkush qe kryen sherbime, qofte kamarier, qofte punetor ne kace, kurre bre nuk te buzeqesh.

Leave a Reply